Bebe i bashkohet kauzës “Black Lives Matter”: Të reflektojmë, ta edukojmë veten për racizmin

Bebe Rexha ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

Që nga ngjarja tragjike shtatë ditë më parë në shumë qytete të Amerikës kanë filluar protesta të dhunshme, shkruan lajmi.net.

Pjesë e protestave ishin edhe emra të njohur të skenës muzikore ndërsa ata që nuk u janë bashkëngjitur  kanë mbështetur ato përmes postimeve në rrjete sociale.

Ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

“Sot është një ditë për reflektimin e vetvetes, sepse ndryshimi gjithmonë do të vijë nga brenda së pari. Sot është dita kur edukojmë veten për racizmin sistemik. Sot është dita që ne ndajmë, mësojmë dhe u dhurojmë së bashku organizatave. Sot është dita kur ne bëhemi pjesë e ndryshimit në vend që të qëndrojmë vetëm atje. Sot dhe çdo ditë BLACK LIVES MATTER”, ishin fjalët e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Today is a day for self reflection, because change will always come from within first. Today is the day we educate ourselves on systemic racism. Today is the day we share, learn and donate to organizations together. Today is the day we become a part of the change instead of just standing there. TODAY AND EVERYDAY BLACK LIVES MATTER

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on