Kush ishte George Floyd, afro-amerikani që ngriti popullin amerikan në këmbë?
George Floyd, 46 vjeç, u lind në Karolinën e Veriut dhe u rrit në Houston të Teksasit, ku si i ri ishte sportist i mirë, kryesisht merrej me futboll dhe bastketboll.
Ai u transferua në Minesota gjashtë vjet më parë, ku ai punoi si roje sigurie në klubet e natës dhe restorante. Miqtë e tij e përshkruajnë si të ngathët dhe të butë.
Ai kishte dy vajza, nga mosha 6 dhe 22 vjeç që jetojnë në Teksas.
Floyd humbi punën për shkak të pandemisë dhe respektoi masat e lëvizjes së kufizuar.
Më 25 maj, Floyd dëshironte të blinte cigare në një dyqan lokal dhe i dha shitësit një faturë prej 20 dollarëshe për to. Shitësi mendoi se kartëmonedha ishte false kështu që ai e thirri policinë.
Katër policë dolën në vendngjarje dhe gjetën Floydin të ulur në makinë “nën ndikimin” e një substance që nuk është emërtuar, me gjasë alkool. Të paktën kështu ka thënë policia në raport.
Informacioni për arrestimin është kontradiktor. Policia pretendon se ai i rezistoi arrestimit dhe se ai u nxor me forcë nga makina dhe u dërgua në makinën e policisë. Disa dëshmitarë okularë pohojnë se nuk e panë atë të rezistonte, teori që e mbështetsin edhe videot.
Më në fund u nxor nga makina nga oficeri i policisë Derek Chauvin. Të gjitha regjistrimet tregojnë se Floyd u rrëzua dy herë rrugës për në makinën e policisë, ku u shoqërua nga katër oficerë policie. Ata e prangosën atë, por gjoja ai kundërshtoi të futej në makinë.
George Floyd vdiq nga asfiksia,” ky është konluzioni që doli nga autopsia private e kërkuar nga familja e të ndjerit.
Vdekja e George Floyd shkaktoi shumë trazira që u filluan në Minneapolis dhe u përhapën në të gjithë Amerikën.
Në shumë qytete amerikane ka pasur djegie makinash dhe thyerje dyqanesh.
Edhe Shtëpia e Bardhe ka marrë masat dukë përforcuar me policë gardhin rrethues të ndërtesës.