Arrestohet personi që tentoi ta rrëmbente një mashkull në Prishtinë
I dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta rrëmbejë viktimën mashkull kosovar në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, raporton “Zeri.info”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta rrëmbejë viktimën mashkull kosovar”, thotë Policia.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri