Një lokal përfshihet nga zjarri
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se një lokal në Sllatinë është përfshirë nga zjarri.
Ankuesi mashkull ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë lokali i tij, përcjell “Zeri.info”.
PK-ja bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar. /Zëri