Tunizia ia konfirmon Daçiqit se nuk do ta njohë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Nuredin Ere, ka konfirmuar se shteti i tij nuk pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Diplomati tunizian gjatë një bisede telefonike me homologun e tij serb Ivica Daçiq ka thënë se Tunizia mbështet sovranitetin e Serbisë.

“Ministri Erej konfirmoi mbështetjen parimore të Tunizisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për çështjen e Kosovës, për të cilën ministri Daçiq falënderoi”, shkruan televizioni shtetëror serb. /Zëri