Arjola Demiri me urim të përzemërt për vajzën e saj në ditëlindjen e 13-të

Aktorja e mirënjohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është një personazh mjaft i ndjekur dhe i komentuar në rrjetet sociale që nga paraqitja e saj në serialin “O sa mirë”.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme, së cilës nuk i mungojnë as postimet nga përditshmëri. 

Dita e sotme ka qenë shumë e veçantë për të, pasi vajza e madhe e saj, Helga, festoi ditëlindjen e 13-të.

“Helga zoti të dashtë gjithmonë. Se mami të ka bekuar që kur u takuam në krahët e njëra-tjetrës si sot 13 vite më parë. Urime ditëlindjen”, ka qenë urimi i aktores për vajzën e saj.

Krahas Helgës, Arjola është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë, teksa është ndarë nga bashkëshorti shtatë vite më parë. Aktorja e “I Love Tropoja” po ashtu ka ndarë disa pamje nga festa e veçantë e ditëlindjes ku shfaqen edhe miqtë që ka ftuar në festë. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

HELGA ZOTI TE DASHTE GJITHMONE ë SE MAMI TE KA BEKUAR QE KUR U TAKUAM NE KRAHET E NJERA TJETRES SI SOT 13 VITE ME PARE ...... ë Happy birthday ë @helga1official . Falenderoj shume per dekorin fantastikë @sn.ow_event ë Ushqimin e mrekullueshem @souvlaki.bros ë. Faleminderit fotografes @aglenjoanaphotography ë ë @pasticeri_mon_amour ë

A post shared by ë ë (@arjolademiri) on

Arjola përndryshe vetëm pak ditë më parë është rikthyer në Tropojë, pasi qëndroi prej muajsh e izoluar në banesën e saj në Tiranë.

Si për të gjithë të tjerët, edhe për aktoren Demiri në këtë kohë pandemie i është dashur t’i anulojë aktivitetet dhe shfaqjet teatrale