'Gocë për shtëpi', tifozja speciale e Kombëtares tregon anën e panjohur të saj: Ju thaftë goja kush nuk beson

Rike Roçi është e njohur në rrjetet sociale për fotot e saj hot dhe provokuese.

Por ish-banorja e Big Brother na ka treguar një anë tjetër të saj që nuk e kishim njohur deri tani.

Rike zbuloi se është një “gocë për shtëpi” ndërsa publikoi pamjet duket larë vendin.

Ndëra rrëfeu se ky është realiteti i jetës së saj.

“Realiteti. Gocë për shtëpi, ju thaftë goja kush nuk beson”– shkroi ajo në përshkrimin e fotos.

Aktualisht Rike jeton në Itali dhe pak kohë më parë i dha fund lidhjes me boksierin shqiptar Krist Prenga.

Ata fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe s’kanë lënë gjurmë të marrëdhënies që e bënë publike në fund të janarit. /Panorama