Labi dhuron 2500 euro për fëmijët e grupit “Kumanova”
Ish-deputeti Labinot Tahiri ka dhuruar edhe 2500 euro për bamirësi.
Përmes një postimi ka treguar se ka ndarë 2500 euro për fëmijët e familjarëve të grupit "Kumanova", ndërsa thekson se i ka gati projektet e reja, mirëpo duke pasur parasysh se qytetarët e fëmijët kanë telashe të tjera shkak i pandemisë, ka vendosur që të mos i publikojë deri në normalizimin e situatës.
“Mirëdita të gjithëve! Këngët e mia i kam gati për ti publikuar, por pasiqë qytetarët dhe femijët kanë telashe tjera shkollore derisa përfundimisht të kaloj pandemia nuk po i publikoj. Pas donacionit 5000€ për studentët, ne kemi ndarë 2500 për fëmijêt që janë në shkolla, të familjarëve të Grupit Kumanova! Bëhet fjalë për 50 fëmijë nga 50 euro! Po ashtu edhe për 10 fëmijë të tjerë Ipod për të mesuar online! Me rëndesi neve na bjen ndermend, e kush është edhe më i Zoti lë të dhurojnë donacione për shumë fëmijë se edhe ashtu PANDEMIA NA DEMTOI TË GJITHËVE. Parat mos i mbani “TURSHI”. DHURONII. Labi FKSH”, u shpreh këngëtari.