Kujtim Shala kujton kohën kur i 'shpartallonte' futbollistët kundërshtarë në fushën e gjelbër
Ndër futbollistët më të mirë shqiptar që ka njohur historia është Kujtim Shala.
Shala i cili ka luajtur te gjiganti kroat, Dinamo Zagreb, ishte shquar për aftësitë e tij të mrekullueshme me topin, shkruan "Zeri.info".
Në profilin e tij në "Facebook", Shala ka shpërndarë një video, ku shihet duke iu shmangur mjaft mirë ndërhyrjeve të futbollistëve kundërshtarë.
“Aq i fortë fizikisht isha, që të përballoja çdo start brutal”, ka shkruar Shala në "Facebook".
Ndryshe, Kujtim Shala mbrojti ngjyrat e Kroacisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë ku arriti të fitojë medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 1998. /Zeri.info