Qeveria merr vendim për shfuqizimin e masave ndaj COVID-19, këto janë lehtësimet

Në mbledhjen e mbajtur sot të Qeverisë së Kosovës janë marr disa vendime, duke u shfuqizuar shumica e vendimeve të marra për pandeminë.

Në mbledhjen e sotme u morë vendim të hapen çerdhet për fëmijët nga 0-5 vjeç nga 1 qershori.

Po ashtu nga nesër me datë 1 qershor bëhet hapja e sektorit të gastronomisë dhe qendrat tregtare.

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia po ashtu në këtë mbledhje ka thënë se mbajtja e testit të maturës do të mbahet me datë 4 korrik, raporton “Zëri”.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga nesër do të hapen edhe kufijtë tokësorë.

Personat të cilët vijnë në Kosovë, e nuk kanë të kryer testin për virusin COVID-19, duhet patjetër të vendosen në karantinë për shtatë ditë.