Disa klube turke pas Jetmir Topallit të Ballkanit

Disa klube turke janë duke shprehur interesim për sulmuesin e Ballkanit, Jetmir Topalli, transmeton Zeri.info

Antalyaspori, Goztepe, Gençlerbirligi, Konyaspor dhe Gaziantep FK janë duke shprehur interesim për për futbollistin kosovar, shkruajnë mediet turke.

Gjatë këtij edicioni ai ka shënuar 5 gola në 21 ndeshje për Ballkanin në Superligën e Kosovës.

22-vjeçari nga Kaçaniku shihet si një lojtar me shumë perspektivë në Kosovë./Zëri