Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Drenas

Në Drenas janë regjistruar dy raste të dhunë në familje.

Në dy rastet, viktima kanë qenë dy gra të cilat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre, transmeton Zeri.info.

Në rastin e parë, viktima ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Kurse në rastin tjetër, i dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.