Me fustan atraktiv, Kida vë në dukje linjat e saj trupore

Këngëtarja Kida është mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja bukuroshe ka realizuar një set të ri fotografik, imazhet e të cilit i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar veshur me një fustan të zi të shkurtër me mëngë transparente, ndërsa ka vënë hë pah linjat atraktive trupore.

Këto fotografi janë pëlqyer e komentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj.Kida përndryshe ka paralajmëruar fansat se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, që do ta publikojë së shpejti.