Liga e Maqedonisë së Veriut do të rritet për dy skuadra në edicionin e ardhshëm

Liga elitare e futbollit të Maqedonisë së Veriut do të bëhet me 12 skuadra nga edicioni i ardhshëm, transmeton Zeri.info

Një vendim i këtillë erdhi në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Në situatën kur nuk do të ketë rënie nga elita, dy skuadrat e reja do të jenë Pelisteri dhe Bellasica.

Dy ekipe që janë të renditura në vendin e parë në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim.

Aktualisht kjo ligë ka 10 skuadra, prej tyre katër janë skuadra shqiptare./Zeri