David Luiz pritet të largohet nga Arsenali

Mbrojtësi David Luiz pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Kontrata e Luizit me Arsenalin skadon në qershor dhe nuk ka pasur bisedime për ndonjë rinovim të mundshëm.

Ish-futbollisti i Chelseat iu bashkua “topçinjve” në 2019-n duke nënshkruar kontratë një-vjeçare, por është i vendosur për të qëndruar në Londër, gjë të cilën ua ka thënë edhe miqve të tij, shkruan “Sky Sports”.

Sidoqoftë, Luiz siç duket nuk bën pjesë në planet e Arsenalit për edicionin 2020/2021./Zëri