Messi i tronditur nga shkalla e pandemisë Covid-19

Lionel Messi e pranon se kurrë nuk do t’i kishte imagjinuar pasojat globale të përhapjes së pandemisë Covid-19, derisa ylli i Barcelonës vazhdon përgatitjet për rikthim në fushë në qershor, transmeton zeri.info

Përhapja e koronavirusit ka pasur ndikim të madh në jetët e njerëzve anë e mbanë botës, derisa deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 350,000 persona.

Bundesliga i është kthyer tashmë futbollit, derisa La Liga pritet të rifillojë më 8 qershor.

“Nuk mendoj se dikush e ka parashikuar të ndodhë një gjë të tillë. Disa njerëz kanë paralajmëruar që mund të ndodhin pandemitë botërorë nga koha në kohë, por unë kurrë nuk e kisha imagjinuar shtrihet kështu, apo për ndikimin virtual në të gjithë botën”, u shpreh Messi.

“Të jetuarit dhe të punuarit me kaq shumë paqartësi nuk është kurrë e lehtë, sidomos kur përballesh me një situatë të padëgjuar si kjo. Ne të gjithë mendojmë se kur do të kthehemi në punë, kur do t’i fillojmë stërvitjet dhe garat sërish. Për çdo futbollist, është vendimtare të qëndrojë i përqendruar kur të dalë në fushë”, shtoi argjentinasi./Zëri