Sonte Borussia Dortmund – Bayern Munich, këto janë formacionet e mundshme
Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu do ta zhvillojnë sonte derbin e xhiros së 28-të të ligës gjermane, shkruan “Zeri.info”.
Dy gjigantët gjermanë janë duke luftuar për titull këtë edicion.
Bavarezët momentalisht kryesojnë tabelën me 61 pikë të grumbulluara, derisa Dortmundi gjendet në vendin e dytë, me 57 sosh.
Ndeshja do të fillojë në orën 18:30.
Formacionet e mundshme:
Dortmund: Burki - Piszczek, Hummels, Akanji - Hakimi, Can, Brandt, Guerreiro - Sancho, Haaland, Hazard.
Bayern: Neuer - Pavard, Boateng, Alaba, Davies - Kimmich, Goretzka - Gnabry, Müller, Coman – Lewandowski. /Zëri