Sot, borë në Prevallë
Rënia e temperaturave ditëve të fundit ka bërë që në viset malore të ketë sërish rënie të borës.
Reshje të borës ka pasur edhe mëngjesin e sotëm në Prevallë.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se tashmë bora ka zbardhur çdo gjë.
Mot jostabil, i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu parashikohet edhe sot.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. /Insajderi