Rikthehet hendbolli kosovar

Edhe skuadrat e hendbollit në Kosovë kanë nisur përgatitjet.

Skuadra e madhe kosovare, Besa Famgas ka nisur sot me stërvitje, shkruan "Zeri.info".

Duke iu përmbajtur udheëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë, klubi i Besës është rikthyer në fushën e gjelbër.

Hendbollistët pejan janë steërvitur në stadiumin "Shahin Haxhislami" në Pejë.

Pas stërvitjeve, hendbollistëve i është matur temperatura. /Zëri.info