Kaka kujton finalen ndaj Liverpoolit në 2005-n: Atë ditë mora një mësim të mirë

Ish-futbollisti i Milanit, Ricardo Kaka, ka kujtuar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në vitin 2005, transmeton zeri.info

Në atë finale, Milani kishte qenë në avantazh prej 3 golash, por rezultati ishte barazuar nga Liverpooli, që në fund kishte triumfuar me penallti.

Kaka e cilëson atë ndeshje si të jashtëzakonshme, derisa thotë se mori një mësim të mirë nga ajo ditë.

“Ah, ajo ishte e pabesueshme, ishte e jashtëzakonshme. Sot është mjaft mirë për të folur për atë ditë. Sigurisht ajo ditë ishte njëra prej më të këqija në karrierën time, por sot është shumë mirë të flasësh për atë ndeshje sepse ishte njëri prej mësimeve më të mira që kam pasur në futboll. Sepse e kuptova që të fituarit apo të humburit nuk është nën kontrollin tim”, tha Kaka për "Reuters".

“Gjëja e vetme që mund të bëja ishte të provoja dhe ta përmirësoja shansin e fitores dhe atë ditë e mora atë mësim. Dy vite më vonë e pata shansin të luaja në finale sërish ndaj Liverpoolit dhe fituam atë herë, por ndeshja në 2005-n ishte e pabesueshme”, u shpreh braziliani./Zëri