Bernard Berisha dhe Odise Roshi kthehen në Rusi, testohen për koronavirus

Futbollistët shqiptarë, Odise Roshi dhe Bernard Berisha janë rikthyer tashmë në Rusi, për t'iu bashkuar skuadrës së Akhmat Groznyt.

Që prej shpërthimit të pandemisë COVID-19, futbollistëve në fjalë i është dhënë jea të largoheshin në shtëpitë e tyre, shkruan Zëri.info.

Ndonëse ende nuk dihet data zyrtare e rinisjes së kampionatit rus, Akhmat Grozny ka urdhëruar futbollistët që të rikthehen në stërvitje.

Si Berisha, ashtu edhe Roshi janë nisur menjëherë drejt Rusisë për t'iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Të gjithë futbollistët e skuadrës ruse i janë nënshtruar testimeve për COVID-19, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Gjithsesi, të gjithë kanë përfunduar të vetë-karantinuar në shtëpitë përkatëse, sipas udhëzimeve të qeverisë për shtetasit që vijnë nga jashtë Rusisë. /Zëri.info