Vdes oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosovës

 

Ka vdekur ditën e djeshme Floreta Bytyqi, oficere e Shërbimit Korrektues të Kosovës, e cila ka shërbyer në qendrën korrektuese në Lipjan.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka shprehur ngushëllime për familjen e Bytyqit dhe ka vlerësuar lart punën dhe angazhimin e saj në SHKK.

“Përkushtimi në punë dhe në secilën detyrë që i është besuar, dashuria për profesionin, bëjnë që Floreta të mbetet në kujtesën SHKK-së, të miqve dhe kolegëve. Andaj, për shkak të pandemisë dhe pamundsisë për pjesëmarrje në varrim, Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në postimin e Thaçit.