Anulohet festivali 'Sunny Hill' i Dua Lipës në Prishtinë
Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar zyrtarisht se edicioni i sivjetmë, i paraparë të mbahej në gusht, nuk do të mbahet për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit
Në një njoftim publik, organizatorët kanë thënë se festivali do të vazhdojë me edicionin e ri në vitin 2021.
“Me zemër të thyer duhet të konfirmojmë që Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paprecedent, të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Ata kanë thënë se “mezi presim të takohemi sërish në gusht të 2021-s, me shumë gjëra të mrekullueshme që na presin”.