Të hënën fillon transporti hekurudhor Prishtinë-Pejë

Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave të Kosovës - Trainkos, ka njoftuar se pas lehtësimit të masave në fazën e dytë, të hënën me datë 18.05.2020 fillon transporti i udhëtarëve në relacionin Prishtinë-Pejë.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo sindikatë ka theksuar se të gjitha rekomandimet e masave parandaluese infektive janë marrë nga njësia mbështetëse dhe përkrahëse, transmeton Zeri.info.

“Të hënën me datë 18.05.2020, fillon transporti i udhëtareve në relacionin Prishtinë-Pejë, të gjitha rekomandimet për masat parandaluese infektive janë ndërmarë nga Njesia e mbeshtetjës dhe përkrahjesë e udhëhequr nga z.Haxhi Xhemajli, të përkrahur dhe në bashkëpunim me personelin e transportit të Mallrave, të cilet që nga data 12 Mars, kur filluan ndalesat dhe pezullimi i aktiviteteve ekonomike, transportuese e tregatare dhe gjithçka tjetër në vend, ishin të pa pandalshem në realizimin e objektivave të ndërmarjes dhe punuan me orar 12 h, ne, si Sindikatë e Pavaraur e punëtorëve i falenderojmë keto dy njesi jetike për funksionalizimin e proceseve në Hekurudhat e Kosovës", ka thënë kjo sindikatë.

Në njoftim theksohet se udhëtarët do të jenë të sigurt sepse në është bërë dezifiktimi i plotë i hapërisave të mbrendshme dhe të jashtme, janë pajisur me dezinfektues, çdo hyrje në vagonë dhe është bërë vendosja e shenjave parandaluese, të kujdesit dhe udhëzimet e nevojshme. /Zëri