Thaçi: Moszbardhja e fatit të Ukshin Hotit, dëshmi e natyrës kriminale serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci e ka përkujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 21-vjetorin e zhdukjes.

Moszbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, Thaçi e quan dëshmi të natyrës kriminale serbe, të cilët në mënyrë sistematike, siç shprehet ai, ushtruan dhunë, burgosje, vrasje e masakrime ndaj shqiptarëve të Kosovës, përcjell “Zeri.info”.

“Moszbardhja e fatit jetësor të profesor Hotit është edhe dëshmi e natyrës kriminale të shtetit serb, që në mënyrë sistematike ushtroi dhunë, burgosje, vrasje, djegie, masakrime dhe gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, veçanërisht në vitet 1998 dhe 1999.Rasti i profesor Hotit dhe i të pagjeturve tjerë janë dëshmi se për të arritur paqe të qëndrueshme duhet të mbyllen të gjitha plagët e hapura nga lufta, të ketë drejtësi për viktimat dhe dënime për përgjegjësit”, ka shkruar mes tjerash presidenti.