Këta janë kampionët e Kosovës në futboll brenda 75 vjetëve
Futbolli në Kosovë ka hyrë në ditën e 60-të të pezullimit dhe vazhdon të mbetet një dilemë e madhe nëse do të vazhdojë këtë edicion ose jo.
Gjatë kësaj kohe në vendin tonë sportistët janë marrë me arkiva duke kujtuar momentet më të mira të kaluara në sportet përkatëse.
Kurse, Gazeta Sheshi ju sjellë edhe njëherë në retrospektivë kampionët e Kosovës në futboll brenda 75 vjetëve.
Topi i parë në Kosovë është sjell nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë.
Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë.
Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica.
Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave.
Kampionët e Ligës së Kosovës:
1945 Jedinstvo (Prishtinë)
1946 Jedinstvo
1947 Trepça (Mitrovicë)
1947-48 Proleteri (Prishtinë)
1948-49 Trepça
1950 Trepça
1951 Kosova (Prishtinë)
1952 Trepça
1953-54 Kosova
1954-55 Trepça
1955-56 Rudari (Stantërg)
1956-57 Rudniku (Hajvali)
1957-58 Rudari
1958-59 Prishtina
1959-60 Rudari
1960-61 Prishtina
1961-62 Buduqnosti (Pejë)
1962-63 C.Zvezda (Gjilan)
1963-64 Slloga (Lipjan)
1964-65 Slloga
1965-66 Buduqnosti
1966-67 Obiliqi (Kastriot)
1967-68 Vëllaznimi(Gjakovë)
1968-69 Vëllaznimi
1969-70 Vëllaznimi
1970-71 Vëllaznimi
1971-72 Obiliqi
1972-73 Fushë-Kosova
1973-74 Vëllaznimi
1974-75 Liria (Prizren)
1975-76 KXEK Kosova (Kastriot)
1976-77 Prishtina
1977-78 Buduqnosti
1978-79 Prishtina
1979-80 Vëllaznimi
1980-81 Liria
1981-82 Vëllaznimi
1982-83 KNI ”Ramiz Sadiku” (Prishtinë)
1983-84 Liria
1984-85 C.Zvezda
1985-86 Vëllaznimi
1986-87 Liria
1987-88 C.Zvezda
1988-89 Buduqnosti
1989-90 Vëllaznimi
1991-92 Prishtina
1992-93 Trepça
1993-94 Dukagjini (Klinë)
1994-95 Liria
1995-96 Prishtina
1996-97 Prishtina
1997-98 Kampionati, për shkak të luftës, ndërpritet pas përfundimit të stinorit vjeshtor
1998-99 Për shkak të luftës, kampionati nuk u zhvillua fare.
1999-2000 Prishtina
2000-01 Prishtina
2001-02 Besiana
2002-03 Drita (Gjilan)
2003-04 Prishtina
2004-05 Besa (Pejë)
2005-06 Besa
2006-07 Besa
2007-08 Prishtina
2008-09 Prishtina
2009-10 Trepça
2010-11 Hysi
2011-12 Prishtina
2012-13 Prishtina
2013-14 Llamkos Kosova
2014-15 Feronikeli
2015-16 Feronikeli
2016-17 Trepça ’89
2017-18 Drita
2018-19 Feronikeli