Turqia e treta në botë për prodhimin e bizhuterive

Turqia është ndër tre vendet e para në botë në prodhimin e stolive prej ari dhe me modelet  inovatore që mbartin shenjat tradicionale dhe teknikat moderne, Turqia shfaq diferencën e saj në prodhimtarinë botërore.

Me përpunimin e 400 tonë ar dhe 200 tonë argjend në vit, Turqia është një ndër 5 tregjet më të mëdha në sektorin e argjendarisë ndër të cilat janë edhe India, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. Kurse në prodhim zë vend në treshen e parë së bashku me Indinë dhe Italinë.  

Ndërkohë që pjesa më e madhe e dyqaneve të prodhimit të bizhuterive prej ari ndodhen në Stamboll, edhe në Ankara dhe Izmir bëhet një prodhim i konsiderueshëm.

Ndërkohë që qendra e prodhimit dhe shitjes së tyre në Stamboll është Kapaliçarshija, këtu shumë stilistë me anë të marrëdhënies mjeshtër-nxënës (fillestar) mësojnë zanatin dhe hollësirat në lidhje me këtë mjeshtëri.

Kapaliçarshija vazhdon të frymëzojë stiluesit që shënojnë dizajne, të cilat zënë vend në koleksionet e markave botërore.