Zbulohet planeti tepër i rrallë, shumë i ngjashëm me Tokën

Një planet shkëmbor i ngjashëm me Tokën që rrotullohet përreth një ylli me madhësinë e një të dhjetën e Diellit është zbuluar nga astronomët dhe është një 25,000 vite dritë larg.

Ekzoplaneti u vu re nga astronomët nga Universiteti i Canterburyt, Zelanda e Re, të cilët thonë se është një ‘një zbulim tepër i rrallë’, shkruan Daily Mail.

Vetëm një e treta e 4,000 ekzoplaneteve të zbuluara deri më tani janë shkëmbore dhe madje kanë një orbitë të ngjashme me Tokën, tha ekipi.

Astronomët thonë se ylli i cili e përshkon orbitën e planetit është mjaft i vogël.

Dr Herrera Martin, autori kryesor i studimit tha që madhësia, orbita dhe vendndodhja i shtohen rrallësisë së planetit që ata zbuluan.

Për të arritur tek zbulimi i këtyre specifikave, atyre u deshën pesë ditë që të vëzhgonin yllin nikoqir.