UEFA publikon fotografi të bukur të 'Air Albania'-s dhe ka një pyetje interesante për tifozët

Nuk ka asnjë dyshim se stadiumi "Air Albania", i ndërtuar vitin e kaluar në Shqipëri, është ndër terrenet sportive më të bukura në rajon dhe më gjerë.

Federata Shqiptare e Futbollit e inaguroi këtë stadium në ndeshjen eliminatore të 'Euro 2020' kundër Francës, shkruan "Zeri.info".

Një fotografi të bukur të stadiumit nacional të Shqipërisë e ka postuar edhe faqja zyrtare e 'UEFA EURO 2020' në rrjetin social "Twitter".

"Shkruani emrin e këtij stadiumi", ka shkruar kjo faqe.

Ndryshe, “Air Albania” futet në 21 stadiumet me modelin më të mirë arkitekturor në botë.

Me një arkitekturë interesant dhe në zemër të Tiranës, vitin e kaluar u përurua stadiumi “Air Albania”, që ka një kapacitet prej 22.500 ulëseve. /Zëri.info