Morena me dedikim për të atin

Këngëtarja dhe modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, ka një raport të shkëlqyer me të atin e saj, regjisorin Selami Taraku.

Ky i fundit është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e artit filmik.

Me këtë rast, një dedikim i veçantë nuk ka munguar nga vajza e saj, e cila ka ndarë lajmin me ndjekësit në InstaStory.

“Urime babushi jem, e meriton se prej se kam qenë fëmijë ke dhënë për artin shqiptar në teatër, në filma e në gjenerata. Të dua”, kanë qenë fjalët e saj. 

Bukuroshja gjithashtu para disa ditëve ndau me ndjekësit një video të realizuar në TikTok, ku shihej duke ushqyer të atin e saj, gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by morena_king_mt (@morena_king_mtt) on

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, ka shkruar Morena Taraku në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/