Arbër Hoxha rikthehet ta kujtojë debutimin për Kosovën kundër Suedisë
Njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet në Superligën e Kosovës në futboll është edhe Arbër Hoxha.
Futbollisti i Ballkanit, dikur i FC Prishtinës, në këtë periudhë karantinimi, ka kujtuar çastet e bukura me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Zëri.info.
Super-talenti shqiptar ishte ftuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për herë të parë.
Ai kishte luajtur në miqësoren e humbur 1:0 nga Suedia në muajin janar të këtij viti, që u zhvillua në Katar.
Momentin e përfaqësimit të Kosovës A, Hoxha e ka kujtuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social 'Facebook'.
Ndryshe, Hoxha është ndër futbollistët më të spikatur në Kosovë, andaj interesimi për të nuk mungon nga klubet brenda dhe jashtë vendit. /Zëri.info