Në këtë periudhë kur po rrezikohen vendet e punës, Auto Mita bëhet shembull – hap konkurs për 14 pozita të lira

Lideri i industrisë së automobilieve, Auto Mita, edhe pse në kohë pandemie, është duke u rritur.

Këtë rritje po e dëshmon edhe me hapjen e konkursit të 14 pozitave të lira të punës, kur punëtorët e të    gjitha industrive i kanë vendet e punës të rrezikuara.

Auto Mita ofron mundësi shumë të mirë për t’u avancuar në karrierë, ku, në rast se pranoheni në një nga pozitat e mëposhtme, ju do të jeni pjesë e një ambienti fantastik me ekipin më të mirë.

Prandaj, nëse veç keni ëndërruar të punoni me disa prej brendeve më të fuqishme botërore, momenti është tani.

 

14 pozitat e hapura për momentin janë:

– Koordinator për marketing dhe Marrëdhënie me Publikun
– Analist i të dhënave
– Konsulent i pas-shitjes
– Inxhinier i veturave – Mekatronikë
– Konsulent i shitjes
– Mekanik
– Shtëpiak
– Ndihmës Mekanik
– Shërbyese për klientë

Të gjithë ata që i plotësojnë kriteret mund të aplikojnë duke dërguar e-mail tek hr@automita.com.