Facebook dhe google lejojnë punën nga shtëpia deri në fund të vitit

Facebook dhe Google kanë prezantuar së fundmi planet për të rihapur zyrat e tyre, pas mbylljes nga pandemie e koronavirusit, por shtojnë se ata do t’i lejojnë punonjësit të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia edhe për pjesën e mbetur të vitit.

Google fillimisht tha se do të mbante politikën e saj të punës nga shtëpia deri më 1 qershor, por tashmë po e zgjat atë edhe për shtatë muaj të tjerë, ndërsa Facebook synon të rihapë zyrat më 6 korrik pasi masat shtrënguese të hiqen.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai deklaron se punonjësit që duhet të kthehen në zyrë mund ta bëjnë këtë gjë nga korriku. por me masa të zgjeruara siguria,  ndërsa ata që duan ta kryejnë punën nga shtëpia, mund të qëndrojnë deri në fund të vitit.

“Facebook ka ndërmarrë hapin tjetër në filozofinë e tij të rikthimit në punë. Sot, ne njoftuam këdo që mund të bëjë punën e tij nga distanca, mund të zgjedhë ta bëjë këtë deri në fund të vitit,” tha një zëdhënës i kompanisë.