Emri X Æ A-12 nuk lejohet në certifikatë lindjeje për arsye ligjore, si do të quhet tani djali i Elon Musk
Emri i çuditshëm i djalit të Elon Musk nuk do të lejohet në certifikatën e lindjes, sipas raporteve.
Sipas TMZ, çiftit nuk i lejohet ligjërisht të vendosin emrin X Æ A-12 në certifikatën e lindjes, pavarësisht se mund ta thërrasin si të duan fëmijën.
Kjo për arsye se është e paligjshme të përfshihen simbole dhe numra në emër, në certifikatat e lindjes në shtetin e Kalifornisë.
Ligji thotë që vetëm shkronjat e alfabetit mund të paraqiten në dokumentacionin zyrtar, që do të thotë se emri X Æ A-12 nuk lejohet.