Shtatë masat e ndërmarra nga Auto Mita për të filluar punën me 4 maj

Kjo nënkupton se përveç që qytetarët priten që ta kenë më të gjatë orarin e daljes, gjithashtu disa biznese do t’i rikthehen punës për të ndihmuar në rikëmbjen e ekonomisë.

Një ndër këto biznese është edhe lideri i industrisë së automobileve, Auto Mita.

Auto Mita prej datës 4 maj do ta fillojë punën në të gjitha sektorët:

• Shitje
• Servis
• Limari, etj.

Por, pasi që e ka prioritet shëndetin e qytetarëve, klientëve dhe punëtorëve, Auto Mita krahas hapjes ka marrë edhe shumë masa parandaluese, siç janë:

– Dezinfektimi i plotë i hapësirave të objektit

– Zëvendësimi i derës manuale me derë me vet-hapje në mënyrë që të shmanget kontakti fizik

– Dezinfektimi ditor profesional i çdo veture në showroom

– Shmangia e çdo kontakti direkt nga stafi për veturat në servis

– Maskat dhe dorëzat në dispozicion për çdo individ që e viziton

– Dezinfektuesit e duarve në dispozicion në çdo kohë

– Shënjimi i mbajtjes së distancës.

Veç kësaj, tek Auto Mita mund t’i gjeni edhe ofertat më të çmendura ndonjëherë!