Të moshuarit e infektuar me Covid-19 po shfaqin simptoma të pazakonta, thonë mjekët
Covid-19 sinjalizohet në mënyrë tipike nga tre simptoma: ethe, kollë dhe gulçim. Por, të moshuarit, grupmosha më e rrezikuar nga komplikime të rënda ose vdekje nga kjo gjendje, mund të mos i kenë këto karakteristika, trasmeton Gazeta Shneta.
Përkundrazi, të moshuarit mund të duken në gjendje të mirë shëndetësore por mund të jenë të infektuar. Por, në një fazë ata mund të humbin orientimin për rrethinat e tyre. Mund të iu mirren mendt dhe të rrëzohen.
Arsyeja ka të bëjë me atë se si trupat e moshuar reagojnë ndaj sëmundjes dhe infeksionit.
Sipas tyre, sëmundjet themelore kronike mund të maskojnë ose të ndërhyjnë në shenja të infeksionit. Disa njerëz të moshuar, pavarësisht nga ndryshimet në moshë ose çështje të mëparshme neurologjike, siç është goditja në tru, mund të mos kenë reflekse të ndryshuar të kollës.
Të tjerët me dëmtim njohës mund të mos jenë në gjendje të komunikojnë simptomat e tyre.