BMW mund ta ketë anuluar prodhimin e një super-makine të re
Vëmendja e BMW-së, në këtë kohë është te makinat me më shumë funksione
Me të njoftuar se e ka larguar nga prodhimi modelin i8, BMW bëri të ditur se këtë super-makinë do ta zëvendësojë me Vision M Next, stili i së cilës është i bazuar në M1, transmeton Telegrafi.
Por, BMW nuk bëri të ditur asnjëherë datën se kur mund të lansohej kjo makinë, derisa burime të sigurta pretendonin se kjo nuk do të ndodhë brenda tri viteve të ardhshme.
Tani raportohet për një ndryshim planesh, që lë të kuptohet se BMW mund ta ketë anuluar në mënyrë të fshehtë prodhimin e kësaj super-makine.
Manager-Magazin raporton se Vision M Next, nuk do të hyjë në prodhim, pasi BMW ka plane tjera dhe në mesin e tyre, super-makinat e reja nuk janë fokusi kryesor.
Sipas hulumtimeve të ekspertëve, i8 nuk është treguar i suksesshëm, ndërsa zëvendësi tij nuk do arrinte të shitej në treg aq sa duhej.
Derisa, me këtë rast edhe është duke kursyer, sepse prodhimi i super-makinave kushton shumë dhe përfitimi prej tyre merr kohë.
Kohëve të fundit, BMW është fokusuar në makinat që kryejnë shumë funksione, kryesisht SUV, shkaku i kërkesës në treg dhe përfitimit më të mirë.