Ramiz Kelmendi reagon pasi Agim Bahtiri ia mbylli biznesin
Pronari i qendrave tregtare “ETC”, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas mbylljes së biznesit të tij në qytetin e Mitrovicës.
Ky vendim u urdhëruar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe shtabi emergjent, pasi një punëtore e këtij biznesi u infektua me Covid-19.
“Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës ka marrë vendim që të mbyllet qendra tregtare ETC në këtë komunë, pasi punonjësja e kësaj qendre tregtare u konfirmua mbrëmë me koronavirus, duke e shënuar kështu rastin e parë me COVID-19 në këtë komunë.
“Kur është në pyetje shëndeti i bashkëqytetarëve të tij, ai është në gjendje të shkojë 20 vjet në burg”, deklaroi Bahtiri.
Ndërsa, Ramiz Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Bahtiri duhet të jetë më i matur, pasi edhe ka jetuar në shtetet evropiane.
“Unë nuk dua të besojë që ETC duhet të mbyllet me qëllim e aq më pak nga një Kryetar i cili vjen nga Vendet Evropiane. Andaj, çdo kryetar ka obligim të mbrojë shëndetin e qytetarëve të Komunës, por edhe Kryetari e di se ai objekt shitës me pakicë ka shërbyer për qarkullime dhe lëvizje të lirë të Pakicave nga Veriu e që mundë që ajo pjesë, jo e kontrolluar mirë nga ana shëndetësore të kontaminojë ndonjë të punësuar në ETC dhe qytetarë të tjerë nga kjo Komunë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Koronavirusi dhe dëmi që po shkakton në shëndetin e Qytetarëve dhe ekonominë e Kosovës.
‘ELKOS ETC’ ka ndërmarrë të gjitha masat për të mos qenë vatër e burimit të Infektimit për konsumatorët, përveç masave të parapara nga IKSHKP, e të cilat po zbatohen me përpikëri nga të punësuarit sepse gjatë tërë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë shkelje rregullash.
ETC në Mitrovicë punësonë Qytetarët e Mitrovicës dhe menaxhohet nga Menaxhmenti Mitrovicas.