16-vjeçari nga Podujeva i prekur me koronavirus pas ritestimit del negativ

 

10 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mbrëmë në Kosovë, nga 250 mostra të testuara.Tre prej tyre kanë qenë nga komuna e Podujevës, ku dje janë testuar për COVID-19, por që të gjithë kanë dalë negativë. “Dje kanë qenë tre qytetarë nga Podujeva, të tria rastet kanë qenë negativë”, ka deklaruar për "Llapi.info" Bedrie Rama, epidemiologe në QKMF-në e Podujevës.

Në një prononcim për gazeten "Blic" epidemiologia Rama ka deklaruar se personi (16-vjeçar) nga fshati Llapashticë e Poshtme, i cili dje është thënë se ka rezultuar pozitiv, sot pas ritestimit ka dalë negativ.

“Një rast që ja vlen të përmendet, të cilit i është përsëritur testi. Mbrëmë në orët e vona kemi marre konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se një person nga Podujeva është pozitiv me COVID-19, mirëpo familja e tij ka bërë kërkesë që t’i përsëritet testi për shkak se kanë qenë të shqetësuar se ai s’ka pasur kontakte me rastet që kanë qenë të infektuar dhe u është pranuar kërkesa, i është përsëritur testi edhe ka rezultuar negativ. Pra, tre raste negativë kanë rezultuar sot, si dhe rasti pozitiv i djeshit nga Llapashtica sot po ashtu ka dale negativ”, ka thënë tutje Rama.

Pas rasteve me koronavirus nga Podujeva Rama ka theksuar se është duke u bërë një listë për rastet e kontakte për t’u testuar. “Nuk është bërë  ndonjë testim i familjarëve, jemi duke hulumtuar rastet e kontakteve dhe jemi duke formuar listën”, ka thënë ajo.

Ka shkuar në 232 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Të martën janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo është dita e dytë rresht kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja pozitive me COVID-19.