Maqedoni e Veriut: 126 të shëruar, 19 raste të reja me Covid-19 dhe dy viktima në 24 orë

Dy persona kanë ndërruar jetën në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova (Kumanova), i shtruar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, dhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë, njofton Alsat-m, përcjellë Zëri.info

Në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, të shpërndarë sipas qyteteve: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1 .