Të ndara prej Covid-19, foshnja e porsalindur i buzëqesh në kamerë të ëmës së infektuar
Javën e shkuar, një nënë në Indi, e infektuar me Covid-19 solli në jetë një vogëlushe. Nëna duhej të mbahej e izoluar, ndaj mundi ta shihte fëmijën e saj vetëm përmes një videoje-telefonate. Pasi fëmija erdhi në jetë, nëna vazhdonte ta kërkonte se ku ishte, sepse natyrisht që dëshironte ta shihte.
Atëherë mjekët vendosën që të bënim një telefonatë. Foshnja njohu zërin e nënës së saj dhe buzëqeshi menjëherë përpara kamerës, sapo e dëgjoi të fliste. Infermierët kanë përdorur një pompë gjiri për të siguruar qumështin e nënës dhe ushqyer me të fëmijën. Familja mund të ribashkohet, pasi nëna po rezulton negative për dy ditë radhazi.