Koha kur ishte aktive në skenë, Mirsa publikon foto të realizuara 15 vjet më parë

Mirsa Kerqelin si duket e ka kapluar nostalgjia.

Ka kohë që Mirsa Kerqeli nuk është aktive në muzikë, shkruan "Lajmi.net".

Ajo në fakt pati publikuar një cover, mirëpo projekt të ri muzikor të realizuar edhe me videoklip ka nje kohë të gjatë që nuk ka sjelle.

Duket se e ka kapluar nostalgjia e asaj kohe, andaj me ndjekësit në "Instagram" i ka ndarë disa foto nga arkiva.

“Sa shpejt shkuan 15 vite”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit.

Nuk i dihet, ndoshta pas pandemisë edhe ajo vjen me ndonjë projekt të ri muzikor.