Dafina Zeqiri në studio për këngën e re

Dafina Zeqiri po finalizon projektin e ri.

Dafinën si shumë artistë të tjerë nuk po i ndal situata aktuale, për të punuar rreth këngëve të reja.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të cilën e realizoi në studio muzikore, ku po punon për këngën e re.

Ajo nuk ka preferuar të japë detaje rreth asaj që është duke punuar, por mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe.

Kujtojmë se “Një herë në jetë” është projekti i fundit i Dafinës në bashkëpunim me Cricket, ndërsa së fundi publikoi edhe remiksin e “Lule Lule”.