Numër i madh i mjekëve me koronavirus në Turqi, akuza për qeverinë

 

 Turqia ka numër të madh të mjekëve të infektuar me koronavirus.

Shoqata Mjekësore Turke (TTB) ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbrojtur punonjësit e shëndetit pasi 24, duke përfshirë 14 mjekë, vdiqën nga koronavirusi këtë muaj.

Deri më tani rreth 3.500 mjekë në Turqi janë infektuar nga virusi – 3,6 për qind e totalit të rasteve të vendit, raporton AFP-ja, transmeton "Lajmi.net".

Shoqata Mjekësore Turke (TTB), e cila përfaqëson 80% të mjekëve të vendit, fajësoi vdekjen dhe infeksionet për mungesën e veprimeve nga Ankaraja.

TTB-ja akuzoi qeverinë se “nuk ka marrë masat paraprake të nevojshme në kohë dhe në mënyrë efektive” dhe “dështimin për të siguruar pajisje mbrojtëse personale me kohë”.