Biznesmeni kosovar flet për mediet gjermane: Kjo ishte kërkesa ime ndaj Merkelit
Biznesmeni i njohur kosovar në Berlin, Bujar Bela, ishte fokus i medieve të njohura gjermane me rastin e koronavirusit.
“Sat 1”, “Pro 7”, “Sat 1”, “Kabel 1”, si dhe “Die Welt”, ishin televizionet dhe gazetat që i kushtuan storje kosovarit, që posedon 3 restorante në qendër të Berlinit.
Apeli i Belës ndaj politikanëve gjermanë - parlamentit, si dhe kancelares Angela Merkel ishte që tatimi prej 19% të ulet në 7%.
Sipas tij, kjo do t’ua jepte një lehtësi të madhe bizneseve në tërë Gjermaninë.
Ndërsa Bela e konsideroi të papranueshme kërkesën që klientët të ulen me nga 1.5 largësi në restorant.
“Kjo nuk do të funksiononte, sepse askush nuk vjen për ndonjë zor në restorant, të gjithë vijnë ta heqin stresin ose thjesht të kënaqen”, ka thënë ai.
Megjithatë, kaçanikasi tregoi se shteti i ka stimuluar bizneset me nga një ndihmë për punëtorët.