Ramiz Lladrovci për testet e ardhura nga Serbia: Kurti gaboi rëndë

Kryetari i Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka komentuar marrjen e 1000 testeve për COVID-19 nga Serbia.

Sipas Lladrovcit, pranimi i këtyre testeve nga qeveria aktuale është gabim jashtëzakonisht i madh dhe i pafalshëm, ngase Kosova nuk ka pasur nevojë për ato.

“Dua ta mbaj atë që e kam thënë, se 100 ditë nuk do të bëj komente politike. Por pranimi i mostrave nga Serbia, që kanë vlerë prej 14 mijë eurosh, është gabim jashtëzakonisht i madh dhe i pafalshëm i kryeministrit në detyrë, zotit  Albin Kurti. Jo pse këto mostra kanë qenë të domosdoshme”, tha ai.

Lladrovci tha se kryeministri në detyrë me një vepër të tillë e ka rritur imazhin e Serbisë ndaj gjithë botës.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pranuar gabimet e saj që i ka bërë deri më sot dhe mban përgjegjësi, por ky gabim është e papranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila kishte ardhur në pushtet me premtim që nuk do të marre asgjë nga Serbia.

“Por edhe të ishin ashtu nuk duhej të merren sepse imazhin e keq të Serbisë e kanë quar në nivel të lartë ku portalet e gazetat në botë kanë shkruar për këtë. E kanë gabim edhe ata që po mundohen e mbrojte e kanë gabim. Ne, pra partia jonë po e pranon që ka bërë gabime dhe japim përgjegjësi për këtë. Por dikush që ka ardhur në pushtet duke thënë që nuk pranoj asgjë nga Serbia, dhe të dorëzohet lehtë, është e pa falshme. Mali i Zi nuk ka pranuar ndihma edhe më të rëndësishme se 100 mostra. Ne nuk kemi qenë në zor për 1000 mostra”, tha Lladrovci.