Rexhepi: Kosova është dashur të presë 600 vjet për ta pasur një njeri si Hashim Thaçi
Ditën e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kontrolluar në Klinikën e Urologjisë të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës për shkak të disa dhimbjeve në veshka.
Ky rast ka krijuar shqetësim te qytetari Besim Rexhepi, nga fshati Remnik i Vitisë. Rexhepi tha se për presidentin Thaçi është i gatshëm të jape të gjitha pjesët e trupit.
“Dje isha shumë i shqetësuar, por shyqyr që presidenti është mirë me shëndet. Por unë jam i gatshëm për atë që kam thënë me ja dhënë. Gjitha pjesët e trupit. Unë jam i gatshëm veshkën t'ia dha nëse nuk i funksionon".
Rexhepi shtoi se Thaçi është arkitekt i Pavarësisë së Kosovës.
“Dashuri kam që është njeriu më i merituar. Është Arkitekt i pavarësisë. Ka bërë luftën. Ka udhehequr në Rambuje. Ka shpallur shtetin. Ka bërë ushtrinë. Gjitha të mirat ia ka sjelle këtij vendi".
Ai tregoi se me kreun e shtetit ka edhe njohje personale.
“E njoh. E njoh përmes fushatave. Përmes studimeve. Jemi një moshë, 52 vjeç”.
“S’ka lidhje që është bastion i LDK-së. Unë jam kryetar i fshatit, i 3 mijë banorëve. Unë nuk e jap për parti. Jo për Albinin e Ramushit, por për një njeri që kontribuon si duhet për vendin".
Qytetari që vjen nga bastioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se janë dashur 600 vjet të presim që të kemi një njeri si Hashim Thaçi.
“Por, nuk ka si presidenti. Ai është rast Sui Generis. 600 vjet kemi bërë luftë ne. Kemi qenë të okupuar, i vetmi ky që ka ditë ta nxjerrë vendin dhe ta shpallë shtetin".