Kujtim Shala: SHBA-ja nuk e donte Kurtin udhëheqës të dialogut me Serbinë!
Deputeti i LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ishte i dëshiruar nga administrata e SHBA’së si lider të delegacionit të Kosovës në dialog.
‘’Ambasada nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDK është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që adminsitrata e SHBA’së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëheqte dialogun’’, thotë Shala.“Problemi kryesor ishte raporti me SHBA’në.”, shton ai.
Tutje Shala thotë se me të dërguarin Special të SHBA’së për dialog, Richard Grenell, nuk ka pasur kurrë kontakte por ka thënë se Kurti nuk i interpreton deklaratat e tij si duhet.“LDK e di se raporti jonë me SHBA’në është ekzistencial”, shton ai