Vesa Luma publikon pesë fakte interesante rreth hitit të saj më të madh “Jemi dhe s’jemi”
“Jemi dhe S’jemi” padyshim është një nga këngët që edhe pse ka vite nga lansimi i saj, edhe sot e kësaj dite dëgjohet.
Vesa Luma ditën e sotme ka publikuar disa fakte rreth këtij projekti të cilat i ka ndarë dhe me ndjekësit.
“Fakte të bukura për këtë këngë legjendare:
1.Jam knaq pafund si asnjehere tjeter gjate realizimit te klipit!
2.Kenga nga Flori ka qene gati 8 muaj para se te vendosnim per klipinë
3. Per te qene Ky ,kercimi autokton i kenges ,kemi punuar me Jeton Vorfin disa jave.
4. Kur cdo ide per veshje ra posht nga regjisoret, Njomza Luci ne kohe rekord ( as 24 ore) ka realizu e ideju veshjet ne menyre perfekte -Njomza eshte gjeni.
5. Shkumbin Istrefi eshte nje nga njerezit e pare e te rralle qe ma shtriu doren vullnetarisht dhe beri me zemer nje klip qe e ka permbledh gjithe knaqesine time gjate realizimit te saj.
Sellma Edona e te gjithe qe kane dhene kontribut me zemer .Ju dua
Po per ju? Si e kujtoni kete kenge?”, ka shkruar Vesa Luma në Instagram.