Apelon Driton Kuka: Të mendohet për hapjen e kufirit artificial Shqipëri - Kosovë

Trajneri më i suksesshëm i xhudos kosovare, Driton Kuka që është edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës e ka bërë një reagim interesant në rrjetin social "Facebook" që lidhet me koronavirusin, shkruan Zëri.info.

Kuka ka shkruar se shteti amë Shqipëria duhet të mendojë që ta hap kufirin me Kosovën për turizëm.

Një gjë të tillë, trajneri medalistes olimpike Majlinda Kelmendi, e ka bazuar duke u nisur edhe nga disa përvoja të shteteve të tjera.

Postimi i Driton Kukës pa ndërhyrje

Shqipëria shteti ynë amë të mendoj qysh tash se si do hap kufirin artificial në mes nesh që pas dobësimit të virusit të i kemi dyert hapur drejt bregdetit Shqiptar!

Shtete të ndryshme po planifikojnë që turizmi të filloj brenda kufijve të shteteve të tyre!

Dua të dëgjoj që nisma të tilla po planifikohen!

Një foto nga Lojërat Mesdhetare në Spanjë me një pamje të bukur në prapavi ë

Udhëtimi i parë dua të jetë Shqipëria jonë për çdo Shqiptar ...